Xhel hidratues i cili mund të përdoret si hidratues i përditshem ose si maskë fytyre që mund të lihet gjithë natën. Përforcon hidratimin e lëkurës së fytyres dhe efektin e lëkurës si barrierë mbrojtëse duke e lënë lëkurën e butë dhe të hidratuar.
Përmbajtja:
- Cohederm: përbërës patentë me 3 lloje lipidesh të cilat parandalojnë humbjen e ujit nga lëkura.
- Mikrosfera hidratuese: përmbajne ujë termal Avene
- Dextran sulfat + pre-tocopheryl: ndihmojnë detoksifikimin e lëkurës dhe parandalojnë formimin e radikaleve të lira
- Acid hialuronik: hidraton dhe zbut lëkurën
Mënyra e përdorimit:
Mund të aplikohet si hidratues në mëngjes dhe në darkë. Ose mund të aplikohet një shtresë më e trashë në darkë dhe të lihet gjatë gjithë natës dhe më pas në mëngjes pastrohet vetëm teprica e mbetur në lëkurë me diskete pambuku.
Pa parabenë, pa vajra mineralë, vegane.