LIERAC COFF SUNISSIME SPF30+AFTER SUN LAIT 150ML Trego me te zmadhuar

LIERAC COFF SUNISSIME SPF30+AFTER SUN LAIT 150ML

Produkt i ri

10 Artikuj

In stock

L4,200.00

Pagesë me para në dorë

L5,250.00 Taksa te perfshira

-20%

Add to collection

Me shume informacion

LIERAC COFF SUNISSIME SPF30+AFTER SUN LAIT 150ML

-LIERAC SUNISSIME SPF30 LATTE SPRAY 150ML

Laboratorët Lierac propozojnë linjën e parë të kremrave të diellit, me veprim anti-age, mbrojtës ndaj të gjithë spektrit të rrezatimit, duke i dhuruar lëkurës energji. Fluidi mbron lëkurën nga rrezet UVA-UVB duke shmangur shfaqjen e njollave kafe, shfaqjen e rrudhave dhe njëkohësisht e hidraton atë në sajë të formimit të një shtrese mbrojtëse. Formulë e pasuruar me acid hialuronik dhe ekstrakte nga arra e Kokosit, Jasmina dhe Bergamot. Lëkura shfaqet plotësisht e hidratuar dhe e tonifikuar nga aplikimi i parë dhe me pamje të përmirësuar pas aplikimeve të përditshme. Teksturë e përshtatshme për çdo tip lëkure. Nuk jep ngjyrim të bardhë apo yndyrosje të
lëkurës

Përbërës aktiv:

  • Kompleksi Global Protect & Energy: mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve (UVA, UVB, infra te kuqe, rrezet e dukshme)
  • Pro Taurina: mbron nga radikalet e lira
  • Acid hialuronik: efekt hidratues
  • Peptide aktivizuese të prodhimit të melaninës

Mënyra e përdorimit:

Aplikohet në trup para ekspozimit në diell. Riaplikohet të paktën çdo 2 orë.

-LIERAC SUNISSIME LATTE D/SOLE 150ML

Laboratorët Lierac propozojnë linjën e parë të përkujdesjes së lëkurës me veprim riparues të shenjave të plakjes nga rrezatimi, duke i dhuruar lëkurës butësi. Ky qumësht me konsistencë të lehtë e freskuese largon ndjesinë e djegies dhe nxehtësisë duke ulur temperaturën e lëkurës. Formulimi i saj mbron lëkurën nga efektet e rrezeve. Lëkura shfaqet plotësisht e hidratuar dhe e tonifikuar nga aplikimi i parë dhe me pamje të përmirësuar pas aplikimeve të përditshme. E përshtatshme për çdo tip lëkure.

Përbërës aktiv:

  • Ekstrakt Lajthie e egër: mbron lëkurën nga foto-plakja qelizore
  • Omega-3 & 9 nga vaji i avokados: efekt zbutës e rigjenerures
  • Acid hialuronik: efekt hidratues
  • Peptide aktivizuese të melaninës: zgjat mbajtjen e ngjyrës

Mënyra e përdorimit:

Aplikohet në trup pas ekspozimit në diell.

30 produkte të tjera në të njëjtën kategori