Lierac Maske Purete 50ml Trego me te zmadhuar

Lierac Maske Purete 50ml

Produkt i ri

1 Artikull

Kujdes: Artikulli i fundit gjendje

In Stock

L2,704.00

Pagesë me para në dorë

L3,380.00 Taksa te perfshira

-20%

Add to collection

Me shume informacion

LIERAC MASKE PURETE 50ML

Maskat, falë mënyrës së tyre të përdorimit dhe përqendrimit të lartë në principe aktivë, përfaqësojnë një ritual bukurie të domosdoshëm për të shoqëruar dhe për të rritur efikasitetin e trajtimeve të përditshme. Një maskë mund të eksfoliojë, purifikojë, hidratojë, ushqejë, qetësojë dhe përdoret me një frekuencë të caktuar, në funksion të nevojave të lëkurës.

Lierac propozon maskë me argjilë të përdorura prej shekujsh për funksionet e tyre të jashtëzakonshme. Argjilat janë pluhura natyralë ekstremisht të pasuruar në kripëra minerale dhe oligo-elemente. Bëhet fjalë për pjesëza shumë të imëta të materialeve me prejardhje nga degradimi i shkëmbinjve të silicit si rezultat i erozionit apo ndryshimeve klimaterike. Argjilat janë të ngjyrave të ndryshme dhe me efekte specifike.

Maskë ideale për lëkurë nga mikse yndyrshme. I jep lëkurës një ndjenjë pastërtie të thellë dhe redukton shkëlqimie lëkurës në zonat më të pasura me yndyrë (zona T”).

Përbërës aktiv:

  • Argjilë Jeshile: veti përthithëse dhe purifikuese
  • Ekstrakte Lime: astringjente, rifreskuese dhe purifikuese
  • Ekstrakte Anice Stellato: antibakterial dhe anti-inflamator
  • Pluhur Kaoline 10%: matifikues

Mënyra e përdorimit:

Aplikoni një shtresë të mjaftueshme në lëkurë të thatë, duke shmangur zonën përreth syve. Të lihet rreth 10 minuta e pastaj të shpëlahet me ujë të vakët. Të aplikohet 1 ose 2 herë në javë në funksion të nevojave të lëkurës.

30 produkte të tjera në të njëjtën kategori