PARASOFTIN PILING CARAPE Trego me te zmadhuar

PARASOFTIN PILING CARAPE

Produkt i ri

1 Artikull

Kujdes: Artikulli i fundit gjendje

In stock

L899.00

Pagesë me para në dorë

-0%

Add to collection

Me shume informacion

PARASOFTIN PILING CARAPE

Parasoftin çorape eksfoliuese janë zgjidhje inovative për kujdesin e lëkurës dhe shputave të këmbëve

Pavarësisht nga shkalla e dëmtimit të lëkurës të thembrave të këmbëve, përbërësit e Parasoftin depërtojnë dhe zbusin shtresën e ashpërsuar të epidermës duke kryer peeling (gërryerje) dhe duke mënjanuar kallot. Acidet AHA/BHA në mënyrë efikase stimulojnë rigjenerimin dhe rinovimin e proceseve në lëkurë. Komplesi i ekstrakteve (ekstraktet bimore të kaktusit, dardhës, limonit, rrushit dhe ananasit), urea dhe alantoina hidratojnë lëkurën e thatë dhe ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës dhe rinovimin e saj, me efekt zbutës dhe qetësues.

Përbërësit e Parasoftin janë përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të sigurohet hidratim intensiv i këmbëve, duke i dhënë pamje të lëmuar dhe të butë. Rezultatet e para të largimit të shtresave të ashpra të epidermës janë të dukshme deri në 7 ditë nga aplikimi i produktit, ndërsa një pamje e rregullt e shputave të këmbëve mund të pritet pas 2-3 javësh.

Udhëzime mbi përdorimin

  1. Largoni ngjyrën e lyer nga thonjtë dhe bizhuteritë nga këmbët dhe kyçet para aplikimit.
  2. Priteni me kujdes paketimin e lëngut dhe përhapeni atë në mënyrë të barabartë nëpër çorape.
  3. Vishini çorapet dhe mbajini ato për 60-90 minuta. Për lehtësi dhe komoditet, vishni çorapet e holla sipër.
  4. Shplani tërësisht këmbët me ujë dhe sapun pas aplikimit

Kujdes:

Produkti është i formuluar posaçërisht për aplikim në këmbë. Nuk duhet aplikuar në pjesët e tjera të trupit. Përdoreni produktin menjëherë pas hapjes së paketimit. Hidheni paketimin pas aplikimit. Produkti është i dedikuar  vetëm për një përdorim. Nuk duhet përdorur në thonj të lyer (thonj klasik, akrilik etj). Nuk duhet përdorur në personat nën 16 vjeç. Pavarësisht nga nevoja, procedura mund të përsëritet pas 30 ditëve nga aplikimi i parë dhe jo më herët. Përdorimi në lëkurë të irrituar, të ndjeshme apo lëkurë të dëmtuar duhet të shmanget. Mos e përdorni nëse jeni të ndjeshëm nga ndonjë përbërës i produktit.

Nuk duhet të përdoret në pacientët me diabet, myk apo ekzemë. Shmangni kontaktin me sytë dhe mukozën. Në rast të skuqjes, acarimit, irritimit në formën e pickimit apo djegies në vendin e apikimit, ndërpriteni menjëherë përdorimin e produktit.

30 produkte të tjera në të njëjtën kategori