Mister Baby Krem Fytyre 50ml Trego me te zmadhuar

Mister Baby Krem Fytyre 50ml

Produkt i ri

2 Artikuj

Kujdes: Artikulli i fundit gjendje

In Stock

L600.00

Pagesë me para në dorë

L800.00 Taksa te perfshira

-25%

Cmim i reduktuar

Add to collection

Me shume informacion

MISTER BABY KREM FYTYRE 50ML

Lëkura e bebit në lindje apo edhe gjatë vitit të parë të jtës ka veçori fiziko-kimike të ndryshme nga lëkura e një të rrituri. Struktura dhe funksioni i saj nuk e ka përfunduar akoma zhvillimin dhe maturimin. Kjo moshë nuk e ka të mundur të krijojë barrierën natyrale mbrojtëse të filmit hidrolipidik. Për këtë arsye lëkura e bebit është ekstremisht delikate dhe e ndjeshme ndaj faktorëve kimikë, fizikë apo agjentëve të mjedisit, të cilët shkaktojnë irritime dhe tharje të lëkurës.

Mister Baby, me eksperiencën në fushën e mirëmbajtjes së lëkurës sjellin një formulë të pasuruar me elementë që ruajnë shëndetin dhe hidratojnë lëkurën. Një linjë e kompletuar me produkte specifikisht të krijuara për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit natyral të lëkurës së bebit. Linja përmban produkte me veti mimetike dhe stimulues ndaj Faktorit Natyral Hidratues (FNH). Falë FNH me 7 përbërës, lëkura ruan hidratimin, parandalon tharjen dhe ruan ekuilibrin fiziologjik. Produktet nuk përmbajnë alkool, paraben, fenoksietanol, SLS, ngjyrues dhe kanë aromë pa alergjizues.

Përbërës të FNH:

  • Glicerinë: krijon barrierë mekanike që parandalon vullimin e produktit duke rritur kohën e veprimit të përbërësve.
  • Laktat natriumi: zbut dhe lëmon lëkurën
  • Trehalose: veprim mbrojtës ndaj stresit oksidativ
  • Serinë e Glicinë: aminoacide që forcojnë lidhjen midis indeve, uke e bërë lëkurën më të butë dhe elastike
  • ZnPCA: lagështues dhe antibakterial ideal për mbrojtjen e lëkurës nga agjentët mikrobikë
  • Proteina orizi: krijon film mbrojtës që i jep lëkurës mbrojtje dhe hidratim

Mister Baby krem fytyre ruan hidratimin dhe ndihmon në krijimin  dhe mirëmbajtjen e filmit hidrolipidik, në sajë të pranisë së kompleksit FNH7 dhe ekstraktit nga bërthamat e qershive dhe gjalp Shea me efekt mbrojtës. Kremi ruan ekuilibrin fiziologjik të lëkurës së bebit

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

30 produkte të tjera në të njëjtën kategori