DHIMBJA E FYTIT: SHKAKU DHE TRAJTIMI

Fillon gjithmonë me një pickim në fyt dhe një ndjesi kruarje apo djegie, të cilat në harkun kohor të pak ditëve kthehet në dhimbje dhe veshtirësi në përtypje. Dhimbja e fytit apo sic quhet në gjuhen mjekësore faringiti është një shqetësim tepër komun si tek fëmijët dhe tek të rriturit dhe mund të ketë disa shkaqe ku ndër më të shpeshtat janë infeksionet virale.

Shenjat e dhimbjes së fytit :
Dhimbja e fytit vjen si pasojë e një irritimi apo infiamimi të mukozës së fytit, ose më saktë e pjesës së sipërme apo fillestare të aparatit tretës dhe të frymëmarjes. Dhimbje, djegie, skuqje e fytit janë manifestimet më të shpeshta të dhimbjes së fytit. Në varësi të gravitetit të dhimbjes simptomat mund të përkeqësohen kur përtypim ushqime të ngurta dhe mukoza mund të fryhet deri në atë pikë sa të vështiresojë përtypjen. Tonsilat mund të fryhen dhe të paraqesin një esudat (pllakëzat e famshme) flluska të cilat mbushen me pus dhe mund të duken të bardha. Madje edhe të flasesh mund të bëhet e bezdisshme, ndërkohë që zeri fillon e zhduket do të thotë që infiamimi ka arritur deri në laring aty ku gjenden kordat e zërit. Një simptomë që shpesh i bashkëngjitet dhimbjes së fytit është edhe kolla: faringu pjesa më e thellë e fytit e pasur me terminacione nervore, nëse stimulohet sikurse në rastin e mukozes së irrituar apo infiamuar mund të na sjellë kollën.
Shkaqet:
Ekzistojnë shumë situata të cilat mund të irritojnë fytin. Infeksionet, në shumicën e rasteve virale, janë shkaku kryesor por dhimbja e fytit mund të vijë si pasojë edhe e:
  • alergjive nga poleni apo akaret(insektet që gjënden në dyshekë);
  •mukozë e dehidratuar nëse për kohë të gjatë merni frymë me gojë dhe jo me hundë;
  • ekspozim i i zgjatur në smog, tym cigare, alkol apo ushqime shumë pikante;
  • kontraksion i muskujve të fytit, nëse flisni shumë apo me zë të lartë;
  • ekspozimi ndaj aciditetit të stomakut tek personat që vuajnë nga refluksi gastrik.

Si të trajtojmë dhimbjen e fytit:
Në pjesën më të madhe të rasteve mjafton të menaxhosh simptomat duke qetësuar dhimbjen, fryrjen dhe vështiresinë në përtypje, dhe problemi do të zgjidhet brënda pak ditëve. Edhe në rastet kur kemi faringit bakterial, i cili gjithsesi duhet konfirmuar me anë të nje tamponi faringal, shumë shpesh trupi ynë është në gjëndje ta eliminojë infeksionin dke u luftuar nga sistemi imunitar pa patur nevojë për trajtim me antibiotikë. Është momenti të drejtoheni tek mjeku kur dhimbja e fytit ju sjell vështirësi ne frymëmarje apo probleme të mëdha me përtypjen apo kur keni prodhim të tepruar të pështymës.
Kur shenjat e dhimbjes së fytit janë të tolerueshme mund të drejtoheni në farmaci ku ka plot produkte të cilat veprojnë në mënyrë tëlokalizuar.

Spray për fytin apo edhe karamelet që treten në goje ulin dhimbjen, fryrjen dhe qetesojnë veshtirësine në përtypje. Veprojnë shpejt sepse veprojnë në mukozen e gojës dhe perthithen menjëhere dhe mund të veprojnë deri në 6 orë. Ndërsa medikamentet me bazë antiinflamatorësh zakonisht këshillohen kur shqetësimet janë më të mëdha. Në rastet kur shenjat janë fillestare këshillohen spray apo karamele me bazë bimore apo mjalti.
Për rastet më të lehta të dhimjes së fytit apo fillestare ju keshillojme linjën Lenigola apo Sanagol ndërsa për dhimbje më të forta drejtohuni farmacistit tuaj. Mund të na shkruani në chat që gjeni në website apo në numrat tonë të telefonit.