Termat dhe kushtet e shitjes

Hyrje

Farmatech shpk është një shoqëri tregtare e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me numër unik të identifikimit të subjektit K51607037J, me adresë: Rruga Barrikadave, Pallati “Galeria e Tiranës” ( ish kinema 17 nëntori).
Farmatech shpk do të procedoje me shitjen e produkteve . Rregullat e mëposhtme do të hyjnë në fuqi nga momenti i blerjes se produktit dhe do të zbatohen për të gjitha shitjet qe të kryhen nga shoqëria tregtare Farmatech. Termat dhe kushtet e mëposhtme (Termat dhe Kushtet) rregullojnë marrëdhënien juridike të shitjes se produkteve, në formën e një kontrate shitje sendi të luajtshëm, që do të krijohet midis shitësit dhe blerësit. Në të gjithë përmbajtjen e këtij dokumenti, fjalët "Kompania", "ne", “jona”, “shitësi”, “shoqëria tregtare” do ti referohen gjithmonë Farmatech shpk. Në të gjithë përmbajtjen e këtij dokumenti fjalët: "Klienti”, “Ju”, “juaj” “Porositësi”, do ti referohet gjithmonë blerësit.

Këto “Terma dhe kushte shitje”, për qëllime informimi, janë të disponueshme për të gjithë personat e interesuar, duke hyre në website: http://www.farmatech.al dhe duke klikuar në linkun përkatës në faqen kryesore.
Është përgjegjësia juaj për të lexuar dhe kuptuar këto “Terma dhe kushte shitje” përpara se të kryeni një porosi te ne. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këto “Terma dhe kushte shitje”. Megjithatë, ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që çdo ndryshim i rëndësishëm i këtyre “Terma dhe kushte shitje” do t'u njoftohet klientëve tanë me një metodë të përshtatshme (që mund të përfshijë: një njoftim të postuar në faqen kryesore; lajmërim në llogarite e klientëve në faqen tone, ose përditësimi në seksionin e duhur të faqes së internetit).
Mbetet përgjegjësi e Klientit që periodikisht të kontrollojë “Terma dhe kushte shitje” për të siguruar që ata i kuptojnë ato. Klientët këshillohen të kontrollojnë këto “Terma dhe kushte shitje” kur vizitojnë faqen e internetit. Vendosja e porosisë për blerjen e një produkti do të konsiderohet si pranimi i “Terma dhe kushte shitje”, politikave të privatësisë dhe çdo ndryshim të tyre.
Çdo porosi e kryer para kohës së ndryshimit të “Terma dhe kushte shitje” do t'i nënshtrohet “Terma dhe kushte shitje” që kanë qenë në fuqi në kohen e vendosjes se porosisë nga blerësi. Nëse klienti nuk do të jete dakord me ndryshimet e mundshme në Termat dhe Kushtet tona, duhet të mos i përdorë shërbimet tona, pasi çdo përdorim i këtyre shërbimeve do t'i nënshtrohet “Terma dhe kushte shitje” të ndryshuara.
Shoqëria Farmatech rezervon të drejtën, që në diskrecionin e saj të plotë, të anulojë një porosi, të ndërpresë shitjen e një apo me shume produkteve si dhe të ndaloje aksesin në website e një apo më shumë personave.
Shoqëria Farmatech do të ofrojë në website mundësinë e krijimit të një llogarie të përdoruesit. Blerësit do të kenë mundësi qe të regjistrohen me të dhënat e tyre të sakta dhe ta shoqërojnë llogarinë me një mënyre pagimi të vlefshme (Paypal, karte krediti e tij). Është përgjegjësia juaj për mbajtur sekrete të dhënat dhe kodin e hyrjes (password) të llogarisë si dhe të ndaloni aksesin e personave të trete në llogarinë tuaj. Farmatech nuk do të jete përgjegjëse dhe nuk do të rimbursojë asnjë veprim te kryer me username dhe password të klientit, nga persona të trete.

Ankesat dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve g

Në këtë seksion të termave dhe kushteve tona një "ankesë" do të thotë një ankesë në lidhje me çdo aspekt të sjelljes sonë në lidhje klientin dhe një "mosmarrëveshje" nënkupton çdo ankesë që nuk është zgjidhur përmes procedurës se parashikuar në këtë seksion.
Nëse keni ndonjë ankese, ose jeni të pakënaqur, atëherë ju mund të na njoftoni duke kontaktuar Kujdesin ndaj Klientit në një nga mënyrat e komunikimit që do të përshkruhen në seksionin përkatës të website. Ne do të merremi me ankesën tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sipas nevojës, mund të kërkojmë dëshmi nga ju për qëllime të zgjidhjes se ankesës tuaj. Nga ana tjetër, ne kërkojmë që të na njoftoni për çdo ankesë brenda një periudhe të arsyeshme. Do të jetë një kusht themelor i marrëveshjes tonë që çdo ankesë apo mosmarrëveshje do të qëndrojë konfindenciale për të gjithë periudhën e kohës që palët do të mundohen të zgjidhin ankesën apo mosmarrëveshjen. Klienti bie dakord që të mos zbulojë ekzistencën, natyrën ose ndonjë detaj të ankesës ose mosmarrëveshjes me ndonjë palë të tretë. Nëse klienti e shkel këtë kusht të kontratës, do të konsiderohet si prishje e kontratës dhe Ne nuk do të jemi më të detyruar të vazhdojmë zgjidhjen e ankesës apo mosmarrëveshjes.
Formimi, vlefshmëria, interpretimi, ekzekutimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në lidhje me vendosjen e një porosie do të rregullohet nga ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, ligji nr. 10128, datë 11.05.2009 “Për tregtinë elektronike”, të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse të Republikës së Shqipërisë si dhe Termat dhe Kushtet e shitjes të Farmatech. Çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga ekzekutimi ose në lidhje me afatet dhe kushtet do të zgjidhet nëpërmjet konsultimeve miqësore midis të dy palëve. Në rast se zgjidhja nuk arrihet nëpërmjet konsultimeve, kompetencën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve do ta ketë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Procedura e shitjes

  • Me kryerjen e një porosie në adresën tone të internetit, shoqëria Farmatech shpk dhe klienti do të konsiderohen se kane lidhur një kontrate shitje sendi të luajtshme, e cila ka objekt kalimin e pronësisë së produktit apo produkteve të porositura kundrejt pagimit të një çmimi.
  • Si kusht për përdorimin e shërbimeve të ofruara prej nesh, ju garantoni dhe deklaroni që jeni mbi moshën 18 vjeç, keni zotësi të plote për të vepruar si dhe keni aftësinë mendore për të marrë përgjegjësinë për veprimet tuaja dhe mund të lidhni një marrëveshje ligjore me ne. Nëse shoqëria Farmatech do të tregtojë ndonjë produkt të destinuar për persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kjo nuk do të thotë që i mituri është i lejuar të kryeje porosi për blerjen e produkteve tona. Çdo porosi për blerjen e produkteve të destinuar për persona të mitur duhet të kryhet nga prindërit apo kujdestari ligjor i të miturit.
  • Me çmim të produktit do të kuptohet shuma në leke i publikuar në krah të produktit qe do të porositet prej jush. Në çmimin përfundimtar përfshihet TVSH dhe të gjitha taksat apo detyrimet fiskale.
  • Dorëzimi i mallit në adresën e specifikuar nga porositësi do te kryhet falas ose me pagese. Si rregull, dërgesa do të jete falas për çdo porosi me vlerë mbi 2500 lekë (pa TVSH). Nëse dorëzimi i mallit do të kryhet me pagese, shuma e pagesës se transportit do ti shtohet çmimit të shitjes.
  • Pagesa do të kryhet me sipas menyres te parashikuar ne website ne momentin e porosise
  • Ne do të mundohemi të tregohemi sa me të saktë që të jete e mundur në përshkrimin e produktit që shesim. Gjithsesi, ne nuk garantojmë në mënyrë të plotë që përshkrimi i produktit të jete i sakte, i përditësuar apo pa gabime. Nëse konstatoni se të dhënat e produktit të dorëzuar nuk janë në përputhje me përshkrimin e dhënë prej nesh, ju duhet të kontaktoni shoqërinë Farmatech menjëherë dhe të ktheni produktin. Produkti duhet të kthehet i papërdorur dhe në paketimin origjinal. Produkti i kthyer duhet të ketë të gjithë dokumentet qe provojnë identitetin e klientit, të dhënat e porosisë dhe të kryerjes se pagesës. Afati për denoncimin e të metave në përshkrimin e produktit dhe për kthimin e tij është 14 dite. Shpenzimet për kthimin e produktit janë në ngarkim të klientit. Kthimi i produktit do të kryhet në adresën e Farmatech të deklaruar në fillim të këtij dokumenti.
  • Nëse produkti i dorëzuar prej nesh ka të meta apo dëmtime, klienti duhet të kontaktojë menjëherë shoqërinë Farmatech, e cila do të kryeje verifikimet e nevojshëm për të metat e produktit. Nëse pretendimet e klientit gjenden të vërteta, shoqëria Famatech do të procedoje me dërgimin e një produkti pa të meta ose me kthimin e shumes se paguar nga klienti. Produkti i kthyer duhet të ketë të gjithë dokumentet qe provojnë identitetin e klientit, të dhënat e porosisë dhe të kryerjes se pagesës Afati për denoncimin e të metave të sendit dhe për kthimin e tij është 14 dite. Kthimi i produktit do të kryhet në adresën e Farmatech të deklaruar në fillim të këtij dokumenti.
  • Klientët kane të drejte që brenda 14 ditëve, pa dhënë arsye, të kthejnë mallin e blere, me kusht që malli të jetë i padëmtuar, i papërdorur dhe në paketimin origjinal. Produkti i kthyer duhet të ketë të gjithë dokumentet që provojnë identitetin e klientit, të dhënat e porosisë dhe të kryerjes se pagesës Afati për kthimin e produktit është 14 ditë. Ky afat fillon nga data e marrjes së mallit nga klienti. Shpenzimet për kthimin e produktit janë në ngarkim të klientit. Kthimi i produktit do të kryhet në adresën e Farmatech të deklaruar në fillim të këtij dokumenti.
  • Produkti do të dorëzohet brenda 5 (pese) ditëve nga kryerja e porosisë. Për çdo porosi të kryer, do të jepet dhe afati i përafërt i dorëzimit të produktit, i cili do të jetë në varësi të vendndodhjes tuaj dhe të mënyrës së dërgimit. Nëse produkti nuk i dorëzohet klientit brenda 5 (pese) nga kryerja e porosisë, klienti ka të drejte të kërkojë kthimin e shumes se paguar.
  • Klienti merr përsipër qe të japë të dhëna të sakta, që do të jenë të nevojshme për dorëzimin e sendit. N.q.s. sendi nuk dorëzohet për shkak të gabimeve në të dhënat e deklaruara nga klienti në llogarinë e tij ose të dhënat e deklaruara në momentin e blerjes, shoqëria Farmatech merr përsipër ridërgimin e produktit. Të gjitha shpenzimet e nevojshme për kthimin e sendit dhe ridërgimin e tij janë në ngarkim të klientit.
  • Shoqëria Farmatech kryen dërgesa vetëm në adresa brenda territorit të Republikës se Shqipërisë.