OMEGA 3: PERLAT E SHËNDETIT DHE MIRËQËNIES

Roli i omega 3 në shëndetin e zemrës
Në vitin 1971 në “The Lancet”, një nga revistat më të rëndësishme ndërkombëtare u publikua një studim i Bang dhe Dyerberg i cili vuri në dukje sesi popullata eskimeze e bregdetit perëndimor të Groenlandës, edhe duke u ushqyer me një dietë të pasur me yndyrna dhe kolesterol treguan të kishin një perqindje të ulet të sëmundjeve koronare. Analizat lipideve në gjak treguan sasi të larta te dy acideve yndyrore të mbingopura të Omega-3: acidi eicosapentaenoico (EPA) dhe acidi docosaesaenoic (DHA). Këto vlera justifikohen nga fakti që eskimezet konsumonin me dietën të paktën 400 mg EPA dhe DHA në ditë, një e dhënë shumë interesante duke e krahasuar me shtetasit e Europes dhe SHBA:

Nga këto acide yndyrore sintetizohen substanca të ngjashme me hormonet të cilat kanë aftësinë të rregullojnë shumë procese fiziologjike si psh: koagulimi i gjakut. Ja pra si u zbulua shëndeti dhe forma e mire e sistemit kardiak te eskimezeve falë thjesht EPA dhe DHA. Sot mbas 50 vitesh dhe 200 studimesh të mëtejshme arrijmë të gjithë në konkluzionin që integrimi në dietë i Omega-3, dieta e balancuar dhe aktiviteti fizik, parandalojne semundjet kardiovaskulare, formimin e pllakave arterosklerotike dhe koagulimeve ne gjak; ulin nivelin e triglicerideve dhe presionin e gjakut dhe mos lënë pa përmëndur reduktimin e inflamacionit në enët e gjakut dhe reduktimin e aritmisë.
Kur dhe pse duhet të marim Omega 3:
Dietat moderne arrijnë me vështirësi të na plotesojnë nevojat për Omega-3 dhe gati gjithmonë janë shumë të pasura me Omega-6, thelbësore për shëndetin por prekursore të mediatorëve të inflamacionit keshtu që duhen reduktuar. Raporti ideal Omega3- dhe Omega-6 është 1:5, por për shkak të një diete të pasur me Omega-6( vaj ulliri, vaj luledielli, vaj misri, ushqime industriale…) ky raport arrin në vlerat nga 1:20 deri në 1:50. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të integrojmë në dietë Omega-3. Kjo arrihet me anë te shtesave ushqimore të cilat preferohen për shkak të lehtësise së marjes së tyre dhe plotësimit të nevojave ditore. Këshillohet të meren në një vakt të pasur me yndyrna vegjetale apo shtazore pasi lehtesojnë përthithjen.
Burimi më i mirë i Omega-3 është vaji i peshkut
Vaji i peshkut ështe forma më e perqendruar e Omega-3 dhe më e përdorshmja pasi ka raportin më të pamundur për tu sfiduar sasi EPA-DHA/EURO. Teknika e cila përdoret për ekstraktimin e vajit të peshkut, distilimi molekular, lejon të arrihet një përqëndrim i lartë selektiv i EPA dhe DHA duke reduktuar minimalisht kontaminimin. Produkti final përmban rreth 70-80% Omega-3 dhe zakonisht e marim në formën e kapsulave soft gel për të evituar shijen e pakëndshme në përtypje të vajit të peshkut në formën e tij natyrale vajore.
Disa nga përfitimet në shendetin tonë falë Omega-3:

1 – Benefitet kardiovaskulare

Omega-3 reduktojnë akumulimin e kolesterolit në gjak, reduktojnë trigliceridet dhe mundesinë e formimit të koaguleve ne gjak. Omega-3 stimulojnë organizmin të prodhojë Leptine, duke favoizuar trejtjen dhe evituar akumulimin e kolesterolit në gjak.

2 – Përqëndrim dhe memorie

Shumë studime kanë treguar lidhjen midis omega-3 dhe efktet pozitive në trurin tonë, në vecanti në përmiresimin e memories. Studime të tjera kanë treguar sesi Omega-3 mund të reduktojnë mundesinë e rrezikut të shfaqjes së Alzhaimerit duke qënë se kotribuojnë në ruajtjen e funksioneve konjiktive të trurit.

3 – Benefitet për aktivitetin fizik

Omega 3 ndihmojnë trupin të perballojë më së miri stresin ndaj aktivitetit fizik dhe sportit. Na furnizojnë me energji dhe rrisin rezistencën dhe performancën duke dhënë përmirësime dhe rezltate të dukshme. Falë vetive anti inflamatore të Omega-3 atletët e shohin anën pozitive të tyre duke perjetuar një dhimbje më të ulët muskulare post stërvitje si për persona që e praktikojnë në nivel profesional dhe ato në nivel jo profesional.

4 – Obeziteti dhe rënia në peshë

Omega 3 japin benefite të medha tek personat që po perballen me dietat për rënien në peshë: këto acide yndyrore arrijnë të bëjnë te mundur te clirohet hormoni colecistochinina i cili është përgjegjës për ndjesinë e ngopjes pas vaktit.

5 – Flokët dhe thonjtë

Omega 3 janë një shpëtim edhe për lëkurën e thatë dhe si pasojë të skalpit gjithashtu: këto hidratojnë në thellësi dhe parandalojnë rënien e flokëve. Gjithashtu omega-3 kontribuojnë në ushqimin e flokut duke pasuruar keratocitet të cilat janë thelbësore në strukturën bazë të flokëve dhe thonjve.

Më poshtë do gjeni produktet me Omega 3 të përzgjedhura nga ne per ju:

Po kërkoni oferta?Rregjistrohu dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë.

Ju do të perfitoni nga promocionet ne vazhdimesi