Larësi intim GYN-PHY pastron butësisht, garanton efektivitet anti-irritim dhe ruan ekuilibrin natyror të florës intime. Ky produkt është formuluar posaçërisht për higjienën e përditshme të mukozave intime. Kompleksi pastrues Glyco-Gyn (gliko-esteret dhe gliko-flavonoidët e Edelweiss) ofron veprim pastrues të butë pa shkaktuar thatësi. Acidi laktik dhe kompleksi i tij pastrues inovativ, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit natyror të florës intime. pH fiziologjik e përforcon këtë veprim.
Përbërësit:
- Ujë termal Uriage
- GLYCO-GYN complex
- Acid Laktik
- Pa sapun
- Hipoalergjik
- Testuar nën mbikëqyrje gjinekologjike
Mënyra e përdorimit:
Përdoret çdo ditë, një ose dy herë në ditë. Shkumojeni me ujë dhe më pas shpëlajeni.