Sophie la Girafe është lodra e preferuar e foshnjeve që prej 54 vitesh. Gjirafat nga sophie janë 100% natyrale, të bëra nga pema Hevea në Francë, e gjitha me dorë që nga viti 1961.
Sophie la Girafe është lodra e parë që nxit te gjitha shqisat te foshnjat:
- Shikimi – pikat e zeza dhe kontrasti i ngjyrave në të gjithë trupin e gjirafës e bëjnë lodrën lehtësisht të dallueshme.
- Dëgjimi – zhurma që bën gjirafa gjatë gjithë kohës tërheq vëmëndjen e bebes dhe stimulon dëgjimin. Foshnja do përpiqet të lidhë zhurmën me origjinën e saj.
- Prekja – lodra ka përmasa të vogla dhe mund të mbahet lehtësisht nga foshnja. Është e butë në prekje dhe nxit pergjigje fiziologjike dhe emocionale.
- Nuhatja – duke qënë se ka përbërje natyrale ka aromë natyrale, gjë që bën të dallohet nga lodrat e tjera.